Përmbytje të mëdha në Indi, shkon në 35 numri i të vdekurve, dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur

Të paktën 35 persona janë vrarë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shirat e dendur në shtetin jugor indian Kerala. Autoritetet thonë se numri i vdekjeve mund të rritet ndjeshëm në orët në vijim.

Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Katastrofave dhe ushtria indiane vendosën ekipe për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit pasi shumë njerëz janë ende të zhdukur.

Operacionet janë duke u zhvilluar për pastrimin e rrugëve .

Në vitin 2018, Kerala pësoi përmbytje katastrofike kur reshjet e mëdha të shiut gjatë sezonit të musonit vranë më shumë se 400 njerëz, ndërsa qindra mijëra të tjera u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Kryeministri i shtetit, Pinarayi Vijayan, u bëri thirrje banorëve të kenë kujdes  edhe pse reshjet e mëdha të shiut nisën duke u zvogëluar. Më shumë se 100 kampe ndihme u ngritën në vend, shtoi ai.

Shirat jo sezonalë-që vijnë pas sezonit të musonit-u shkaktuan nga një sistem me presion të ulët mbi Detin Arabik ngjitur. Pelegrinazhi kryesor i shtetit në faltoren e shquar Sabarimala u shty.

Zyra e motit në Indi parashikoi reshje të dobëta deri mesatare në rajon gjatë 24-48 orëve të ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *