Përmbytjet në Brazil/ Shkon në 105 numri i të vdekurve, dhjetëra të tjerë ende të zhdukur

Të paktën 105 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në qytetin brazilian të Petropolis, thonë zyrtarët.

Qyteti, i cili ndodhet në malet në veri të Rio de Zhaneiros, u godit nga reshje të rrëmbyeshme. Shtëpitë në lagjet e kodrës u shkatërruan dhe makinat u rrënuan ndërsa ujërat kapluan rrugët e qytetit.

U
 

Kryebashkiaku i qytetit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke hequr baltën për të mbijetuarit, me Mbrojtjen Civile Kombëtare të Brazilit duke thënë në Twitter se 24 persona janë shpëtuar të gjallë deri më tani, me 105 vdekje të konfirmuara.

Presidenti Jair Bolsonaro, i cili ndodhet në një udhëtim zyrtar në Rusi, ka thënë se do të organizojë ndihmë të menjëhershme për viktimat. Më shumë se 180 ushtarë janë vendosur dhe ekipe më të specializuara kërkimi pritet të mbërrijnë, shkruan BBC.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.