Përmbytjet në Gjermani/ Thellohet bilanci i viktimave, 80 të vdekur dhe 1.300 persona të humbur

Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet masive në Gjermani. Mësohet se deri më tani kanë ndërruar jetë 80 persona, ndërkohë që 1.300 të tjerë rezultojnë të humbur.

Rheinland-Pfalz dhe Merzbach në Nordrhein-Westfalen janë zonat më të goditura ku mijëra banorë janë shpëtuar me helikopter pasi përmbytjet shkatërruan zonën. Ndërkohë shkollat janë të mbyllura dhe lidhjet e transportit janë ndërprerë rëndë në të gjithë perëndimin e Gjermanisë Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rrethin e Schuld bei Adenau, në rajonin malor Eifel, thonë mediat gjermane.

E rëndë situata paraqitet edhe në Belgjikë. Holanda gjithashtu është goditur gjithashtu keq, me përmbytjet e lumenjve të dëmtuar shumë shtëpi në provincën jugore të Limburg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *