Përmbytjet në Itali, regjistrohen dëme dhe të plagosur, autoritetet paralajmërojnë…

Italia është përfshirë këtë javë nga stuhi, disa prej tyre të dhunshme. Sot, një stuhi me shi të rrëmbyeshëm dhe breshër përfshiu Catania-n, në ishullin e Sicilisë.

Zyrtarët e qytetit postuan për një “tornado” në Facebook. Ka patur raportime për të plagosur, për dëme të konsiderueshme në shtëpi dhe biznese, pemë të shkulura dhe rrugët të bllokuara.

Katër avionë në mbërritje u desh të devijoheshin në aeroportet e tjera. Banorëve të qytetit në malin Etna iu tha që të qëndronin në shtëpi. Në rajonin e Liguria-s, reshjet masive të së hënës dhe të martës shkaktuan daljen e lumenjve nga brigjet.

“Një urë e vogël u shemb dhe 10 familje u desh të evakuoheshin nga punonjësit e shpëtimit”, raportuan mediet italiane. Në Savona, reshjet e shiut të së hënës ishin më të rëndat në historinë e provincës bregdetare, duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje dhe ndërprerë shërbimet rrugore dhe hekurudhore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *