Përmbytjet në Kinë, shkon në 33 numri i viktimave

11:24 22/07/2021

Disa qytete në Kinë vijojnë të jenë të përmbytura dhe bilanci sa vjen e bëhet më tragjik. Mediat vendase bëjnë me dije se reshjet e shiut kanë vijuar dhe gjatë orëve të fundit, duke rritur nivelin e ujit në rrugë.

Deri tani nga përmbytjet kanë humbur jetën 33 persona dhe qindra të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Uji nëpër rrugët e provincës Henan të Kinës qendrore, zona më e prekur nga përmbytjet, tashmë duket sikur është lumë dhe ka marrë përpara gjithçka.

Më shumë se 73,000 njerëz janë evakuuar nga qyteti Anyang, në kufirin e Henan. Transporti dhe puna janë ndërprerë në të gjithë zonën dhe sipas zyrtarëve reshjet e shiut do të vijojnë ende./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *