Përmbytjet në Libi, shkon në 5300 numri i viktimave, pamjet me dron tregojnë përmasat e fatkeqësisë

Pamje si të një bombardimi vijnë nga Derna, qytet në Libinë lindore që dikur ishte plot jetë, por që u godit si askush tjetër nga kalimi i stuhisë Daniel.

Videoja me dron tregon shkallën e shkatërrimit në qytetin ku më shumë se 5300 njerëz janë numëruar tashmë pas përmbytjeve vdekjeprurëse.

Kujtohet se Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Libi njoftoi sot në një postim se të paktën 30 mijë persona janë zhvendosur nga Derna.

“Deti vazhdimisht po nxjerr dhjetëra trupa,” tha për Reuters Hissem Abu Skiwat, ministri i aviacionit civil i autoriteteve lindore libiane, duke shtuar se rindërtimi do të kushtonte miliarda dollarë dhe bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare, pasi vendit i mungonte përvoja për të përballuar fatkeqësinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts