Përmbytjet në Libi, shqetësim dhe varret masive

permbytjet ne libi shqetesim dhe varret masive

[embedded content][embedded content]

14:01 16/09/2023

OBSH kërkon ndalimin e këtij procesi

Këto janë pamjet e trishta të varrezave masive, jo nga një bilanc lufte, por të shkaktuara nga përmbytjet e stuhisë Daniel. Rreth 3,000 trupa besohet se janë varrosur në këtë varr masiv, sipas një prej punonjësve të varrezave. Më shumë se 5,000 njerëz supozohen të vdekur, me 3,922 vdekje të regjistruara në spitale, dhe mbi 38,640 u zhvendosën në rajonin e goditur nga përmbytjet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe grupet e tjera të ndihmës u kërkuan autoriteteve në Libi të ndalojnë varrosjen e viktimave të përmbytjeve në varreza masive, duke thënë se këto mund të sjellin shqetësime mendore afatgjatë te familjet ose të shkaktojnë rreziqe shëndetësore nëse ndodhen pranë ujit.

Për këtë tragjedi, banorët kanë drejtuar gishtin autoritetet. Ata shprehen se kanë marrë mesazhe kontradiktore për urdhrat e evakuimit për të lëvizur për ti shpëtuar valës së përmbytjeve.

 “Vetëm Zoti e di se çfarë po kalojmë. Askush nuk po na  ndihmon. As qeveria nuk na ka ndihmuar. Kemi mbetur jashtë në rrugë. Qeveria nuk ka as burime për të ndihmuar. Fatmirësisht, ne libianët jemi një, shumë banorë nga qytete si   Tripoli, Misrata kanë ardhur për të ofruar ndihmë.”

Bazuar në vëzhgimet e tyre, BBC shkruan se digat ka të ngjarë të  jenë ndërtuar nga dheu ose gurë të hedhur dhe të ngjeshur, të cilat nuk janë aq të forta sa materiali i betonit.

Tv Klan

permbytjet ne libi shqetesim dhe varret masive

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts