Përmbytjet në Malajzi, evakuohen më shumë se 22 mijë qytetarë

Më shumë se 22,000 njerëz në Malajzi janë evakuuar për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë vendin.

Që nga dita e premte Malajzia është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm, ndërsa nuk kanë munguar edhe stuhitë.

Si pasojë e reshjeve të dendura lumenjtë kanë dalë nga strati duke përmbytur zonat urbane.

Për pasojë rrugët kryesore janë bllokuar. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm, dhe të mos qëndrojnë në zonat me rrezik përmbytje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.