‘Përmbytjet në Sudanin Jugor nxitën përhapjen e sëmundjeve dhe kequshqyerjen’/ 89 njerëz vdiqën brenda pak ditëve, OBSH dërgon ekspertë për të hetuar shkakun

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur një grup punë për të udhëtuar drejt Sudanit Jugor për shkak të situatës së pazakontë të raportuar në këtë vend, ku brenda pak ditëve të paktën 89 njerëz vdiqën, ndërsa arsyet ende nuk janë të ditura.

“Ne vendosëm të dërgojmë një ekip për të shkuar dhe për të bërë kërkime për vlerësim të kësaj situatë. Ai do të jetë në gjendje të mbledhë mostra nga pacientët”, ka thënë një zyrtar i OBSH.

Ministria  Afrikanë e Shëndetësisë ka dhënë detaje për një sëmundje e cila po përhapet me shpejtësi në qytetin Fangak , ndërkohë ekspertët vendas nuk kanë arritur ta identifikojnë.

Kujtojmë se kohët e fundit zona u godit nga përmbytjet, ndërsa mjekët kanë mbledhur mostra për të hetuar rreth kësaj situate sa misterioze aq edhe shqetësuese.

Nga ana e tij, një zëdhënës i qeverisë lokale tha se përmbytjet e rënda në Sudanin e Jugut kanë nxitur përhapjen e sëmundjeve të tilla si malaria dhe kanë shkaktuar kequshqyerje te fëmijët për shkak të mungesës së ushqimit.

Ndërkohë sipas zyrtarëve lokalë , mostrat fillestare përjashtojnë praninë e kolerës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.