Përmbytjet në Turqi, raportohet për të paktën 40 të vdekur

Numri i viktimave nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Turqi ka arritur në të paktën 40, thanë të shtunën zyrtarët nga Agjencia për emergjenca dhe fatkeqësi. Shirat e rrëmbyeshëm që goditën të mërkurën provincat Bartin, Kastamonu dhe Sinop, kanë shkaktuar vërshime, që kanë shkatërruar shtëpi, kanë dëmtuar të paktën pesë ura dhe shumë rrugë janë bërë të pakalueshme. Agjencia turke për katastrofa tha se 34 persona kanë vdekur në Kastamonu dhe gjashtë në Sinop.

Nëntë persona vazhdojnë të jenë të hospitalizuar në Sinop dhe një person konsiderohet i zhdukur në provincën Bartin, tha kjo agjenci. Por, disa banorë kanë shkruar në rrjetet sociale se qindra persona konsiderohen të zhdukur dhe e njëjta deklaratë është thënë edhe nga ligjvënësit opozitarë.

Rreth 2.250 persona janë evakuuar në mbarë rajonin dhe disa janë shpëtuar përmes helikopterëve, ndërkaq të tjerë janë strehuar përkohësisht në konviktet e studentëve, thanë autoritetet. Shkencëtarët e klimës kanë thënë se ndryshimet klimatike po çojnë në mot ekstrem, teksa bota po ngrohet për shkak të përdorimit të qymyrit, naftës dhe gazit natyror. Sipas tyre, ngjarje të tilla pritet të ndodhin më shpesh, teksa plani po vazhdon të ngrohet.

Ekspertët në Turqi, megjithatë thonë se ndërhyrjet në shtretërit e lumenjve dhe ndërtimet pa leje, gjithashtu kanë kontribuar që Turqia të pësojë dëme masive nga vërshimet. Vërshimet në Turqi vijnë teksa jugu i Turqisë është përballur me zjarre të mëdha. Të paktën tetë persona kanë vdekur nga zjarret që kapluan provincat e Muglas dhe Antalisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *