Përmbytjet në Turqi, shkon në 27 numri i viktimave

10:07 13/08/2021

Bilanci i viktimave nga përmbytjet në Turqi është rritur në mënyrë tragjike. Mediat vendase teksa citojnë Agjencinë e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave raportojnë se kanë humbur jetën 27 persona.

25 viktima janë shënuar në provincën Kastamonu dhe 2 vdekje janë regjistruar në Sinop. Ujërat kanë vërshuar mes zonave të banuara dhe kanë shkatërruar gjithçka që kanë gjetur.

Po ashtu raportohet se janë shembur ura, ku disa zona kanë mbetur të izoluar. Ekipet e kërkimit-shpëtimit dy ditët e fundit kanë evakuuar qindra njerëz të bllokuar dhe kanë dërguar ushqim.

Reshjet e dendura po vazhdojnë ende në disa zona, ndërkohë dhe ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë për gjetjen e të zhdukurve.

Dhjetëra fshatra nuk kanë energji elektrike, dhe linjat e telefonit nuk punojnë gjithashtu. Këto përmbytje në Turqi vijnë pas zjarreve që shkatërruan dhjetëra hektarë pyje.

Autoritetet kanë deklaruar se katastrofa natyrore që ka ndodhur këtë javë nuk është parë në 100 vitet e fundit./tvklan.al


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *