Përmbytjet “pushtuan” Australinë, nusja nuk ndalet, shkon në dasmë me helikopter (VIDEO)

Përmbytjet që kanë “pushtuar” Australinë, nuk kanë ndaluar një grua nga New South Wales, që të martohet.

Edhe pse vendi ku ndodhej ishte mbuluar tërësisht nga uji, Kate Fotheringham, ka përdorur një helikopter për të shkuar në ceremoni. E gjitha ndodhi nga reshjet e dendura të shiut, që shkaktuan përmbytje të shumta në shtëpinë ku ajo po qëndronte, për këtë arsye, Kate lëshoi një njoftim në rrjete sociale.

Për fat të mirë, kërkesës iu përgjigj një kompani lokale e helikopterëve, e cila u kujdes që ta dërgonte në kohë të renë në ceremoni.

“Falenderoj shumë kompaninë e helikopterëve, po të mos ishin ata ndoshta dasma nuk do të bëhej, përmbytjet ishin të frikshme atë natë”, u shpreh Kate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *