Përparim Rama betohet si kryetar i ri i Prishtinës, përkulet dhe i puth duart nënës para marrjes së detyrës









Kryetari i zgjedhur i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është betuar në një ceremoni solemne si kryetari i ri i kryeqytetit të Kosovës.

perparim rama

Në fjalën e tij të parë si kreu i Komunës së Prishtinës, Rama u shpreh se ndonëse sfidat që e presin janë të shumta, vullneti për të bërë punë është shumë herë më i madh dhe do të triumfojë.

Një gjest i veçantë që ra në sy gjatë ceremonisë, ishte puthja e dorës që kreu i ri i Komunës së Prishtinës i bëri nënës së tij përpara marrjes së detyrës së re.

perparim rama 5

“Prej sot zëri i tyre do të dëgjohet. Guximi dhe vullneti për me ia dashtë të mirën vendit tonë është ajo çka na bashkoi gjatë fushatës, për me ëndërru të bukurën me shpresu për një të ardhme më të mirë është forca që do të na duhet në vijim, ajo e unitetit, sinqeritetit e bashkimit.

Jam i vetëdijshëm që sfidat do të jenë të shumta, por vullneti për të bërë shumë punë është shumë fish më i fortë se çdo sfidë, sepse është dëshira e të gjithë neve. Nga sot ne u përvishemi punës, Prishtina do të jetë qytet i fëmijëve, të moshuarve, artistëve e sportistëve, qytet plot gjallëri, i mençur, i gjelbër, e i digjitalizuar. U bëj thirrje të gjitha partive politike që të na bashkangjiten në qeverisjen tonë, për Prishtinën tonë”, u shpreh Rama.

perparim rama perparim rama2 perparim rama6

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *