Përplasen 2 motoskafë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

19:01 25/06/2021

Ngjarja në liqenin e Como-s në Itali

1 i vdekur dhe 2 të plagosur ishin pasojat nga përplasja e dy motoskafëve gjatë orëve të pasdites së kësaj të premteje në Itali. Ngjarja ndodhi në liqenin e Como-s, në Lombardi.

Sipas të dhënave të para të raportuara nga Corriere della Sera, një mjet lundrues në të cilin udhëtonin disa të rinj u përplas me një motoskaf në të cilin ndodheshin 3 persona. Përplasja ishte e fortë dhe një nga pasagjerët që ndodhej në motoskaf humbi jetën për shkak të plagëve të rënda. Dy personat e tjerë që ndodhin me të mbetën të plagosur.

Me të mbërritur në vendngjarje, autoritetet transportuan në spital të plagosurit, ndërsa hetimet pritet që të zbardhin rrethanat e plota të këtij aksidenti./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *