Përplasen ashpër trenat në Pakistan, shënohen së paku 30 viktima

Dy trena pasagjerësh janë përplasur në Pakistanin jugor, duke vrarë të paktën 30 vetë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Zyrtarët thanë se një tren që udhëtonte në provincën Sindh kishte dalë nga shinat dhe kishte zbritur në një pistë tjetër. Një tren i dytë i mbushur me pasagjerë më pas u përplas me të dhe u përmbys.

Ekipet e shpëtimit kanë sjellë të plagosurit në spitalet aty pranë dhe mendohet se disa janë në gjendje kritike. Pakistani gjatë viteve të kaluara ka parë një varg aksidentesh vdekjeprurëse me tren.

Një zyrtar i lartë në rrethin Ghotki u citua të thoshte se tetë karroca u shkatërruan dhe se kushtet e bënin të vështirë për të shpëtuar udhëtarët e bllokuar. Kryeministri Imran Khan tha se ishte “tronditur” nga aksidenti dhe premtoi një hetim të plotë të ngjarjes.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë rrënojat e trenave. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi ngjarjen. Herët të hënën, disa njerëz ishin ende të bllokuar në rrënoja. Agjencia e lajmeve AFP citoi një zëdhënës hekurudhor të thoshte: “Vendi ku ndodhi ngjarja është vërtetë larg dhe kjo është arsyeja pse ne po përballemi me disa telashe në punën e shpëtimit.”

Spitalet në zonë janë vënë në gatishmëri emergjente për t’u marrë me viktimat. Aksidenti ndodhi herët të hënën kur Millat Express që vinte nga Karaçi doli nga shinat, duke rënë në një binar tjetër. Sir Syed Express i ardhur nga Raualpindi u përplas me të dhe u përmbys.

Media lokale ka cituar zyrtarë të thonë se një tren ndihmës është dërguar në vendin e aksidentit, ndërsa janë ngritur qendra të ndihmës për pasagjerët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *