Përplasen dy anije mallrash në Detin Baltik, 2 persona rezultojnë të zhdukur

20:40 13/12/2021

Dy anije mallrash janë përplasur në Detin Baltik, në ujërat mes ishullit danez, Bornholm dhe qytetit jugor suedez, Ystad.

Dy anëtarë të ekuipazhit danez rezultojnë të zhdukur dhe për gjetjen e tyre janë angazhuar një helikopter dhe 4 varka. Autoritet thonë se mundësitë që ata të jenë gjallë janë shumë të vogla pasi flitet për temperatura në rreth 4 gradë Celsius. Një zëdhënës i Administratës Detare të Suedisë tha se janë raportuar ulërima që vinin nga uji i ftohtë. 

Nuk kemi gjetur ende askënd…është errësirë dhe shumë ftohtë”, ishte deklarata e tij për mediat suedeze.

Anija daneze 55 metra e gjatë  “Karin Hoej”, dhe  anija britanike 90 metra “Scot Carrier” po lundronin në të njëjtin drejtim jashtë ishullit Bornholm  kur u përplasën rreth orës 3 të mëngjesit. Ende nuk dihen shkaqet e incidentit, por bëhet e ditur se anijet po lundronin në kushte tejet të vështira atmosferike.

Ndërkohë, i gjithë ekuipazhi në bordin e anijes britanike janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *