Përplasen në Detin Baltik dy anije mallrash, nisen drejt vendngjarjes një helikopter dhe një varkë shpëtimi

Dy anije mallrash u përplasën të hënën në Detin Baltik midis ishullit danez të Bornholm dhe qytetit jugor suedez të Ystad, tha të hënën Qendra e Operacioneve të Përbashkëta të Mbrojtjes Daneze.

Sipas mediave të huaja,  njëra anije ishte e regjistruar në Danimarkë dhe tjetra ishte britanike. Anija daneze dukej se ishte “me kokë poshtë”. Në bord kishte dy persona dhe statusi i tyre nuk dihej, tha qendra.

Ndërkohë që anija britanike ishte ende funksionale dhe ekuipazhi ishte i sigurt, është thënë më tej.

Incidenti ndodhi në ujërat territoriale suedeze dhe Danimarka po ndihmonte autoritetet suedeze për shpëtimin.

Një varkë shpëtimi është nisur nga ishulli Bornholm dhe një helikopter është dërguar gjithashtu nga pala daneze.

Agjencia suedeze e lajmeve TT citoi një zëdhënës të rojës bregdetare suedeze të thoshte se njëra prej anijeve ishte 90 metra e gjatë dhe tjetra 55 metra.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.