Përplaset anija japoneze e peshkimit me anijen ruse të mallrave, 3 të vdekur

Tre anëtarë të ekuipazhit të një anijeje peshkimi japoneze kanë humbur jetën pas përplasjes me një anije mallrash ruse në Detin Okhotsk në veri të ishullit Hokkaido të Japonisë.

Zëdhënësi i qeverisë së Japonisë, Katsunobu Kato, njoftoi se anija japoneze u përmbys pas përplasjes dhe humbën jetën tre persona, ndërsa pesë anëtarët e ekuipazhit të anijes ruse të mallrave u shpëtuan.

Transmetuesi japonez NHK identifikoi anijen japoneze me peshë 9.7 ton ‘Daihachi Hokko Maru’, me bazë në Mombetsu, si dhe transportuesin rus të mallrave me peshë 662 ton ‘AMUR’, të regjistruar në Nevelsk në ishullin Sakhalin të Rusisë.

Të dy anijet u përplasën rreth orës 6 të mëngjesit rreth 20 kilometra në veri të qytetit Mombetsu. ‘AMUR’ ishte nisur nga Sakhalin dje dhe po transportonte gaforre në portin japonez.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *