Përplaset kamioni me trenin, humbin jetën 5 persona në Hungari

12:23 05/04/2022

Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur menjëherë vendngjarje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Hungari ku për pasojë kanë humbur jetën 5 persona ndërsa 10 të tjerë janë plagosur.

Burime për agjencinë e lajmeve “Reuters” thonë se shkak i aksidentit është bërë përplasja e fortë e një kamioni me një tren. Aksidenti ndodhi në një vendkalim në Mindszent pranë kufirit hungarez-serb pak para orës 05:00 lokale.

Përplasja e kamionit me trenin ka bërë që treni të dalë nga shinat. Mësohet se në tren ishin 22 pasagjerë, nga të cilët dy u plagosën rëndë dhe tetë të tjerë lehtë.

Sipas këtyre imazheve mund të shihet një helikopter edhe disa ambulanca të cilat ndodhen në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.