Përplaset kamioni në Meksikë, ndërrojnë jetë 53 emigrantë, plagosen dhjetëra të tjerë

Të paktën 53 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi kamioni me të cilin po udhëtonin u përplas në jug të Meksikës.

Autoritete vendase bëjnë të ditur se mbi 100 njerëz, që mendohet se ishin emigrantë nga Amerika Qendrore, u futën në rimorkio të kamionit kur ai u përmbys në shtetin e Chiapas.

Sipas kreut të agjencisë së mbrojtjes civile të Chiapas, Luis Manuel Garcia, ky është një nga aksidentet më të rënda të këtij lloji në Meksikë.

Ai tha se viktimat përfshinin burra, gra dhe fëmijë. Kombësia e tyre nuk është konfirmuar, por zyrtarët lokalë thanë se shumica e njerëzve në bord ishin emigrantë nga Hondurasi dhe Guatemala.

Kamioni raportohet se ishte duke ecur me shpejtësi kur u përmbys në një kthesë të fortë dhe goditi një urë për këmbësorë në një rrugë kryesore që të çon në kryeqytetin e shtetit Chiapas, Tuxtla Gutiérrez.

Chiapas, i cili fqinjë me Guatamalën, është një pikë kryesore tranziti për migrantët pa dokumente.

Mijëra emigrantë që ikin nga varfëria dhe dhuna në Amerikën Qendrore përpiqen të kalojnë përmes Meksikës çdo vit në një përpjekje për të arritur në SHBA.

Shumë prej tyre paguajnë kontrabandistët, të cilët i transportojnë ilegalisht me kamionë të mbushur me njerëz dhe të rrezikshëm në udhëtimin e gjatë.

Kufiri SHBA-Meksikë është kalimi i vetëm më vdekjeprurës në botë sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Vetëm këtë vit, të paktën 650 persona kanë vdekur në kufi, duke u përpjekur ta kalojnë atë, më shumë se në çdo vit tjetër që nga fillimi i regjistrimeve të IOM-it.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.