Përplasi për vdekje një të moshuar, arrestohet 53-vjeçarja në Shkodër

perplasi per vdekje nje te moshuar arrestohet 53 vjecarja ne shkoder
perplasi per vdekje nje te moshuar arrestohet 53 vjecarja ne shkoder

Përplasi me automjet, biçikletën me të cilën lëvizte një 72-vjeçare që humbi jetën më pas, në spital, arrestohet 53-vjeçarja.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasen A. R., 53 vjeçe, pasi ditën e sotme, rreth orës 10:30, në lagjen “Skënderbeg”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja M. Ç., 72 vjeçe.

Shtetasja M. Ç., për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën më pas, në spital.

Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts