Policia e Berlinit ka vënë në pranga një 29-vjeçar me nënshtetësi gjermano-armene, si autor të sulmit të ndodhur mesditën e sotme në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit.
Ai u arrestua nga policia pasi përplasi makinën e tij mes turmës së blerësve, duke lënë të paktën një të vdekur dhe 30 të plagosur.
Pamjet tregojnë policinë duke shoqëruar të prangosurin drejt një BMË-je të zezë dhe e mbyll atë brenda, ndërsa ai bërtet në drejtim të kalimtarëve diçka të pakuptueshme.
Vetëm pak metra larg, makina burrit të arrestuar qëndron e varur në dritaren e përparme të një dyqani parfumesh, ndërsa njerëz të plagosur rëndë shtrihen në trotuarin aty pranë.
Ndërkohë, dëshmitarët thonë se ai po e drejtonte mjetin me shpejtësi të lartë në trotuarin Tauentzienstrausse, një rrugë e mbushur me dyqane dhe kafene. Më pas ai u fut në rrugë dhe kaloi rreth 600 metra përtej Kishës Përkujtimore të Kaiser Wilhelm, përpara se të përplasej në dyqan.
Burri më pas u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes, por u mbajt nga dy kalimtarë derisa policia mbërriti dhe e arrestoi. Oficerët kanë konfirmuar arrestimin, por refuzuan të thonë nëse ata besojnë se përplasja ishte e qëllimshme.
Sa i përket viktimës, ai është një mësues, ndërsa mes të plagosurve thuhet se janë dhjetëra nxënës. Pesë prej të plagosurve kanë lëndime të rrezikshme, ndërsa tre janë në gjendje kritike për jetën.
Përplasja ndodhi pak metra larg vendit ku një ekstremist islamik vrau 12 persona në një treg Krishtlindjesh në vitin 2016 duke i përplasur me një furgon të vjedhur.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al