Përplasja e anijes shkatërron urën, 5 të vdekur në Kinë

perplasja e anijes shkaterron uren 5 te vdekur ne kine

18:38 22/02/2024

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e shkatërrimit të një ure në Kinën jugore. CNN raporton se një anije mallrash u përplas me urën Lixinsha dhe për pasojë e preu strukturën përgjysmë. Si pasojë e shkatërrimit të urës, 2 automjete ranë në ujë dhe tre të tjera përfunduan sipër anijes.

Fotografitë dramatike të pasojave treguan urën të ndarë në dysh dhe anijen e madhe të goditur të palëvizshme nën strukturë. Në vendngjarje janë parë edhe mjete policore, ndërkohë që forcat e kërkim-shpëtimit po punojnë për të gjetur të mbijetuar.

Ura Lixinsha ndodhet në rrethin Nansha të Guangzhou, një qendër kryesore e transportit detar. Sipas medias shtetërore CCTV, puna e përforcimit të urës, për shkak të shqetësimeve strukturore ishte shtyrë vazhdimisht gjatë viteve të fundit./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts