Përplasja e trenave në Pakistan, shkon në 62 numri i viktimave

Numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Pakistan arriti të martën në 62. Incidenti ndodhi një ditë më herët kur një tren i mbushur me njerëz u përplas me një tren të shpejtë që kishte dalë nga shinat pranë qytetit Derki, në provincën Sind.

Fillimisht u raportua për 40 viktima. Dhjetëra njerëz u plagosën po ashtu. “Druajmë se më shumë njerëz mund të vdesin”, tha Usman Abdullah, shef i administratës lokale në rrethin Ghotki.

“Disa nga personat e plagosur janë në gjendje kritike”, shtoi ai. Shkaku i incidentit nuk dihet ende. Në Parlamentin e Pakistanit, opozita kritikoi Qeverinë e kryeministrit Imran Khan për dështim në menaxhimin e duhur të hekurudhave, ndërsa zyrtarët qeveritarë akuzuan opozitën për “korrupsion” gjatë mandatit të saj në Qeveri.

Udhëtimi me tren është shumë i popullarizuar në Pakistan. Vagonët shpesh janë të mbipopulluar dhe shumë prej trenave janë në gjendje të keqe.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *