Përplasja me militantët e PD, Gazmend Bardhi nxjerr emrat e personave të përfshirë në konflikt: Skenar i parapërgatitur, ja kush e shoqëronte Ramën

Sekretari i Përgjithshëm i PD dhe njëherësh kandidat për deputet në Elbasan, Gazmend Bardhi ka reaguar pas incidentit të sotëm në Elbasan, ku pati përplasje mes mbështetësve të PS dhe PD.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se prishja e Ditës së Verës ishte një skenar i parapërgatitur nga Rama.

Sipas Bardhit, ka prova dhe fakte se sot në Elbasan bashkë me ekipin e kryeministrit Rama kishte persona me precedent penal. Gazment Bardhi ka bërë publike edhe emrat e këtyre personave.

Reagimi i Gazment Bardhit

Edi Rama prishi sot Ditën e Verës me një skenar të parapërgatitur, të gatuar me botën e errët të bandave. Në mungesë të bilancit dhe nga refuzimi që i bënë qytetarët, ai vuri në jetë alternativën e vetme që ka për qytetin dhe për vendin, krimin e organizuar. Ne kemi prova dhe fakte të pakontestueshme, dhe mbarë qytetarët e panë, se si persona më precedent penalë ishin sot ekipi i tij në Elbasan.

Dua t’i kujtoj Edi Ramës, të deleguarit politik të bandave, Taulant Ballës, dhe çdo krimineli, se ndryshimi nuk ndalet dot me asnjë instrument dhe se për çdo përpjekje që bëjnë, do të përgjigjen.

Edi Rama me aplikimin e planit banditesk, e bëri edhe më të qartë sot për njerëzit se kush janë dy alternativat e 25 prillit.

Më poshtë, po paraqes emrat dhe fotot e anëtarëve të skuadrës së Edi Ramës në Elbasan, që dhunuan qytetarët, dhe që janë sot mbështetësit e vetëm që i kanë ngelur në këtë qark e kudo. Sipas radhës, ja disa nga eksponentët e krimit të organizuar që shoqëronin sot Edi Ramën të armatosur dhe nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit.

      KELMEND YMER XHAFERRI, ka qënë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek Tregu Ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë.

klemend

NINO, anëtar i krimit të organizuar.

nino

MARSEL RROKAJ, anëtar i krimit të organizuar dhe djali i Agron Rrokës, drejtori i burgut Elbasan.

marsel

ERIS SKILJA, anëtar i krimit të organizuar.

eris

NALDI METAJ (i njohur me pseodonimin BABALJA), anëtar i krimit të organizuar.

naldi

GËZIM RUSI, anëtar i krimit të organizuar.

gezim rusi

Qytetarët e Elbasanit nuk do të shantazhohen dot nga banditët e Ramës. Qytetarët e Elbasanit duan ndryshimin, duan punë, duan siguri. Me 25 Prill, ne bashkë me banorët e mrekullueshëm të Elbasanit do të sjellim ndryshim dhe shpresë.

Sëbashku për ndryshimin, #ShqipëriaFITON 🇦🇱✌️

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *