Personi që shihni në foto është viktima, që ka humbur jetën brenda kampit Ashraf, ndërsa thuhet se ai ka vdekur pas përplasjeve sot me policinë. Bëhet fjalë për shtetasin Ali Mostashari, 65 vjeç.
Kjo gjë u konfirmua edhe nga avokati i këtij kampi, Genc Gjokutaj. Në pretendimet e tyre, banorët e kampit thonë se viktima humbi jetën pasi u godit nga policia në kokë, si dhe nga përdorimi i gazit lotsjellës.
Viktima
Ndërkohë, viktima ndodhet në morgun e spitalit të këtij kampi, ndërsa do transportohet me autoambulancë për t’iu ushtruar ekspertizës mjeko-ligjore.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al