Përplasja në zyrat e FRD-së/ Dash Shehi: Është e frikshme ajo që ndodhi në mes të Tiranës. Pse ngjarja ishte një mesazh për…

Për politikanin e njohur Dashamir Shehi, shteti në Shqipëri ka rënë prej kohësh. Duke marrë shkasë nga ajo që ndodhi gjatë ditës së sotme në zyrat e FRD-së ku u përfshi edhe Presidenti Ilir Meta, kreu i LZHK-së, thotë se kreu i shtetit në këtë rast mbrojti më të dobëtit.

shehi

Gjatë një video live me ndjekësit në Facebook, e para e këtij llojin për Shehin, ai tha se një ngjarje e tillë ishte një mesazh për të gjithë opozitën.

“A ishte pozicioni më i mirë ai që ka marrë Meta sot me atë gjest? Unë gjykoj që jo, por ky shtet ka rënë prej kohësh, kryeministri e shkel kushtetutën përditë me të dyja këmbët, ditën që e shkel ky pastaj shteti bëhet dy herë më i keq.

Kjo rrodhi nga një urdhër bashkie se i duhen bashkisë së Tiranës 200 metra, por i duhet me dhënë një sinjal palës tjetër se ne ju dhunojmë, ju nxjerrim nga shtëpia. Kjo nuk bëhet për ato pak vota që ka ajo partia, por për ti dhënë sinjal të gjithë opozitës, që ne ju trembim, ne ju dhunojmë. Në të mirë apo keq, Meta sot bëri një gjest, pastaj formulën, etikën, ai ishte shumë transparente gjithë situata, hajde ta diskutojmë, por i ka dalë të dobëtit në krah.

Është e frikshme kur ndodh në mes të Tiranës, para zgjedhjeve, imagjinoni në një fshat të Gramshit apo Burrelit. Më mirë që ndodhi sot që të bëhemi të gjithë gati. Ky është një truk i ngritur nga Edi Rama. Gjatë këtyre 45 ditëve do të dalin me mijëra nga këto probleme. Shteti shqiptar nuk ka qenë ndonjëherë baba për shqiptarët, por njerk.

Duhet të reagojmë ndaj kësaj të keqe, ose ndryshe nuk jemi më njerëz, por dele, se delet nuk reagojnë kur hyn ujku në vathë dhe kap atë që ka më afër, ata të tjerat vazhdojnë hanë bar. A është e mrekullueshme kjo opozitë? Jo, njerëz jemi. Ne nuk jemi klubi i engjëjve. Por në krahasim me Edi Ramën është një diferencë e madhe” deklaron Shehi në një komunikim me ndjekësit në Facebook.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *