Përplasje diplomatike mes Bullgarisë dhe Turqisë

perplasje diplomatike mes bullgarise dhe turqise

perplasje diplomatike mes bullgarise dhe turqise

15:03 20/11/2021

Turqia ka hedhur poshtë pretendimet e Qeverisë teknike Bullgare se duke inkurajuar Turqit etnikë për të votuar në zgjedhjet e fundit ka ndërhyrë në punët e brendshme. Ministria e Jashtme i paraqiti një notë proteste ambasadorit bullgar Angel Çolakov duke arsyetuar se 350,000 Turqve etnikë me shtetësi bullgare ju ka ofruar lehtësitë e nevojshme për të votuar.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare Bullgare, Partita e minoritetit turk Lëvizja për të Drejta dhe Liri mori më shumë se 80,000 vota në 126 qendra votimi në Ankara, Stamboll, Izmir dhe Bursa. Gati gjysma e të gjitha votave të tyre u mblodhën në Turqi. Falë kësaj mbështetjeje Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë fitoi më shumë se 13% të votave dhe 34 vende në parlamentin bullgar me 240 vende deputetësh gjithsej. Kjo parti u përfaqësua edhe me kandidatin e saj për president, Mustafa Karadaya. Një protestë u zhvillua para ambasadës turke në Sofje.

Edhe Ministria e Jashtme e Bullgarisë thirri ambasadoren turke Aylin Sekizkök duke i shprehur asaj pritshmërinë që institucionet dhe zyrtarët turq të përmbahen kategorikisht nga veprimet propagandistike dhe mesazhet politike” në lidhje me balotazhin e 21 nëntorit në zgjedhjet presidenciale. Balotazhi presidencial zhvillohet mes Presidentit aktual Roumen Radev, i mbështetur nga një sërë partish, dhe Anastas Gerdzhikov, i mbështetur nga koalicioni elektoral GERB-UDF i Boiko Borisov.

Një lojtar kryesor në politikën bullgare, Lëvizja Turke për të Drejtat dhe Liritë, e cila ka një bazë të konsiderueshme mbështetjeje midis bullgarëve të etnisë turke nuk e ka deklaruar hapaur se ke mbështetur asnjërin prej këtyre kandidatëve presidencialë me emër.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts