Përplasje mes bandave të drogës në Meksikën qendrore, të paktën 11 të vrarë

perplasje mes bandave te droges ne meksiken qendrore te pakten 11 te vrare
perplasje mes bandave te droges ne meksiken qendrore te pakten 11 te vrare

Rreth 15  persona të armatosur hapën zjarr në dy bare dhe një hotel në qytetin qendror të Meksikës Celaya të hënën vonë, duke vrarë të paktën 11 persona dhe duke plagosur disa të tjerë , thanë mediat lokale.

Të plagosur në këtë sulm mbetën gjithashtu të paktën pesë persona, tha gazeta meksikane El Universal.

Sipas gazetës, sulmuesit hodhën gjithashtu kokteje molotov.

Një copë kartoni u gjet në vendngjarje me një mesazh të shkruar me sa duket nga një kartel droge që thoshte se kishte shënjestruar një bandë rivale në sulm, raportoi uebsajti i lajmeve Sin Embargo.

Autoritetet lokale nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Guanajuato është bërë një nga rajonet më të dhunshme të Meksikës në vitet e fundit, ndërsa bandat e drogës luftojnë për kontroll.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts