Përplasje në Kuvendin e Kosovës, deputetet e LDK-së largohen nga seanca për krizën energjetike

perplasje ne kuvendin e kosoves deputetet e ldk se largohen nga seanca per krizen energjetike
perplasje ne kuvendin e kosoves deputetet e ldk se largohen nga seanca per krizen energjetike

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit pas përplasjes me deputetët e Vetëvendosjes lidhur me mospjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në seancën e jashtëzakonshme për krizën energjetike. Kreu i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se pas sjelljes së deputetëve të VV-së ndaj atyre të opozitës do ta largohen nga seanca.

“Në qoftë se kryeministri i vendit e quan të parëndësishme me marrë pjesë në këtë seancë, nëse deputetët e pushtetit sillen në këtë formë me deputetët e opozitës atëherë ne deklarojmë se largohemi nga seanca deri në pikën e radhës”, tha Gashi.

Opozita ka kritikuar mospjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet kriza energjetike në vend dhe propozim-vendimi i qeverisë për marrjen e masave për emergjencë energjetike.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts