Përplasje në mbledhjen e degës së PD në Vlorë/ PD: Lajmi për dorëheqjen e Bujar Leskajt shpifje dhe trillim i Edi Ramës

Mbledhja e sotme e degës së Partisë Demokratike në Vlorë, 24 orë pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë është shoqëruar me debate dhe tension.

Mbledhja është shoqëruar me përplasje, ndërsa drejtuesi politik i Qarkut, Bujar Leskaj ka kërcënuar me dorëheqje.

Ai renditet i pari në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, listë e depozituar mbrëmjen e shkuar zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Edhe vetë Leksaj ka shprehur pakënaqësi për listën përfundimtare të qarkut të Vlorës, duke u shprehur kundër listës së miratuar nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Panorama.al tentoi të kontaktojë me Bujar Leskajn, por telefoni i tij celular rezulton i fikur.

Burime zyrtare nga PD konfirmojnë se lajmi për dorëheqjen e Bujar Leskaj është i pavërtetë, duke theksuar se lajmi “është një shpifje dhe trillim i Edi Ramës”.

Lajmi për dorëheqjen e drejtuesit politik te PD ne Vlore Bujar Leskaj është i pavërtetë. Është një shpifje dhe trillim i Edi Ramës. Zoti Leskaj është në krye të detyrës, në udhëheqje të ekipit fitues të PD ne qarkun Vlorë”- thuhet në reagim.

Ndërkohë që burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bënë me dije se Partia Demokratike nuk ka bërë ndryshime në listat përfundimtare të kandidatëve, por vetëm plotësimin e kushteve të kërkuar për kandidaturat e aleatëve opozitarë në listë.

Të njëjtat burime thonë se PD, ka mundësi ende ditën e nesërme të bëjë ndryshime në listat përfundimtare të kandidatëve.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *