Përplasje të dhunshme në Roterdam pas humbjes së Feyenoord, arrestohen 72 persona

09:05 26/05/2022

Ndryshe nga Tirana ka qenë mbrëmja e djeshme në Roterdam të Holandës pas humbjes së Feyenoord në finalen e Ligës së Konferencës.

Tifozë të shumtë të zhgënjyer u përplasën me policinë duke shkaktuar shkatërrime të shumta.

Një tramvaj dhe një autobus u shkatërruan ndërsa u thyen shumë xhama vitrinash.

Policia arrestoi 72 persona të përfshirë në akte dhune, ndërsa 2 efektivë u lënduan nga sendet e forta.

Qetësia u vendos vetëm pas orës 1 të mëngjesit pasi policia përdori ujë për të shpërndarë turmat.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts