Përplasje Vieri-Kasano për duelin Milan-Napoli: Ndeshje e bukur? Po çfarë k** ndeshje ke parë?









Kristian Vieri dhe Antonio Kasano janë përplasur sot në takimin e zakonshëm në “Bobo TV” rreth duelit Milan-Napoli. Vieri deklaroi se i kishte pëlqyer sfida dhe kishet shumë pikëpyetje rreth golit të anuluar të kuqezinjve.

Vieri dhe Kasano

“Unë kam parë një ndeshje të bukur, argëtuese. Pjesa e parë ishte çka, sipas meje Napoli është më i fortë teknikisht dhe luan mirë. Milani njëlloj, por është pak më poshtë fizikisht. Në pjesën e dytë me vuajtje Milani me ndonjë top të gjatë kishte 2-3 raste dhe ka shënuar një gol të rregullt, ky VAR nuk kuptohet ende. Por në përgjithësi, Napoli ka fituar një ndeshje të madhe, pasi është rezultat i rëndë”, tha Vieri.

Por Kasano nuk u përmbajt sapo dëgjoi këto fjalë. “Po çfarë k** ndeshje ke parë? A e ke parë mirë? Mua më pëlqeu zero, pak cilësi nga të dy krahët. Napoli ka menaxhuar ndeshjen mbi një gol. Te Milani nuk shoh një skuadër, Diaz po shfaq vështirësi pas COVID. Te Napoli, Zielinski ka bërë një ndeshje të jashtëzakonshme dhe duhet t’i jap merita një djali si Lobotka që ka menaxhuar ndeshjen në mënyrë të pabesueshme Nuk ka gabuar një top në 40 minuta”, tha Kasano.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.