Përplasjet e javës së kaluar për naftë në Gjirin e Hormuzit/ Ushtria iraniane i tregon “forcën” Amerikës

Ushtria e Iranit ka filluar stërvitjet ceremoniale në jugperëndim të vendit, afër Gjirit të Hormuzit, ku javën e kaluar pati edhe një përplasje me marinën amerikane.

Televizioni shtetëror iranian shfaqi pamje nga stërvitja me  helikopterë, dron, tanke dhe anijet luftarake, të cilat  kryenin manovra me arsenalin e tyre.

Admirali Mahmoud Moussavi u shpreh se kjo stërvitje vlente si një paralajmërim për të gjithë shtetet armike të Iranit.

Ushtria elitare e “Trupave Revolucionarë” u shpreh se javën e kaluar,  kishte parandaluar një përpjekje të Marinës Amerikane për të rrëmbyer një anije iraniane që po transportonte naftë në Detin e Omanit. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes Amerikane dha një version tjetër për ngjarjen, duke drejtuar gishtin nga iranianët.

Gjiri i Hormuzit është një pikë kyçe për transportin e naftës në botë, dhe një arenë beteje ku anijet amerikane dhe ato të Iranit përplasen herë pas here.

Fuqitë perëndimore po përpiqen të ulin në tavolinë vendin, pasi në 2018-ën Donald Trump tërhoqi Amerikën nga marrëveshja bërthamore e finalizuar nga administrata e Obamës.

Tensionim i situatës vjen në mes të përgatitjeve për takimin e radhës në lidhje më një marrëveshje të re për armët bërthamore të Iranit. Bisedime që pritet të rifillojnë në 29 nëntor në Vienë, pas pezullimit që i bëri presidenti i zgjedhur rishtazi Ebrahim Raisi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *