Përplasjet mes Putin dhe grupit Wagner, reagon Blinken: SHBA në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët, kemi nis takimet me…

perplasjet mes putin dhe grupit wagner reagon blinken shba ne koordinim te ngushte me aleatet dhe partneret kemi nis takimet me

Pas zhvillimeve të fundit në Rusi, ka reaguar Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili shprehet ndër të tjera se kanë nisur bisedimet me ministrat e jashtëm të shteteve të G7 dhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së.

Blinken ka thënë se SHBA do të qëndrojë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata është ënde në zhvillim.

Në një postim në Twitter, Blinken shkruan: Folëm sot me Ministrat e Jashtëm të G7 dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë për të diskutuar situatën e vazhdueshme në Rusi. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata është në zhvillim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts