Përplasjet në Komision dhe akuzat se merr urdhra nga Basha, deputetja Açka: Unë do zbatoj Kushtetutën! Askush s’ka fuqi të më urdhërojë

perplasjet ne komision dhe akuzat se merr urdhra nga basha deputetja acka une do zbatoj kushtetuten askush ska fuqi te me urdheroje
perplasjet ne komision dhe akuzat se merr urdhra nga basha deputetja acka une do zbatoj kushtetuten askush ska fuqi te me urdheroje

Deputetja e PD, Flutura Açka ishte sot e e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, me gazetaren Ola Bruko. Gjatë intervistës ajo u ndal edhe te miratimi i ndryshimit të ligjit për ngritjen e Komisioneve Hetimore nga Presidenti Bajram Begaj.

Ajo tha se kjo është një humbje për radhët e PD.

“Është një humbje jona e radhës. Të paktën Bardhi e mori një përgjigje për letrën e tij, ndërsa unë kam dërguar një letër për zotin Gjinushi dhe nuk mora kurrë një përgjigje dhe ligji kaloi në heshtje.

Komisionet Hetimore janë detyrim kushtetues i së majtës për t’ia dhënë opozitës”, u shpreh ajo.

Ndërkohë më tej, duke iu referuar edhe incidentit të një ditë më parë në Komisionin e Medias, ku Bardhi dhe Noka tentuan t’i ndërpresin fjalën, ajo tha se ka vendosur që të zbatojë rregulloren.

“Unë kam menduar të mos e shkel rregulloren e Parlamentit, sepse kam përgjegjësi para votueseve të mi, që mund të jenë të paktën, por nuk është kjo çështja. Unë mendoj se përfaqësoj ato 2 mijë vota që veprojë ndryshe, që nuk ndez flakadanët. Unë zgjodha të bëj detyrën.

U etiketova si krahu i Ramës që isha urdhëruar nga Bardhi. Kjo lloj retorike e dalë boje, as ata vetë nuk e besojnë. Ndaj i bëra thirrje publike Bardhit dhe çdo politikane, që derën e SPAK e ka hapur.

Nëse Bardhi apo dikush tjetër ka gjëra që unë vetë nuk i di, janë të lutur t’i thonë publikisht. Unë marrëveshjen e kam me shqiptarët. Nga sot e tutje, do ndryshoj tërësisht dhe nuk do të kem gjuhë opozitare por do t’u drejtohem njerëzve”, u shpreh Açka.

Më tej tha se kurrësesi nuk është urdhëruar nga Basha dhe as nuk ka dalë në krah të PS.

“Ju mendoni se Basha ka aq fuqi, mungesë respekti ndaj meje dhe të më urdhërojë? Ju besoni se unë mund të bie në këto nivele?! Flutura Açka nuk urdhërohet nga Basha.

Unë aty jam terrorizuar si kryetare e komisionit… unë jam deputete dhe nuk jam një grua që u ankua dhe po ankohem si grua. Qëndrimi im është i qartë. Për sa kohë rregullorja thotë që do kthehen online vetëm me tre kushte, unë do t’i zbatoj”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts