Përplasjet për fletën e votimit/ PD ankimoi vendimin në Kolegjin Zgjedhor. Kush janë gjyqtarët që do të japin verdiktin final (Emrat)



Mëngjesin e sotëm u hodh në Kolegj shorti për përcaktimin e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë ankimimin e Partisë Demokratike lidhur me fletën e votimit më 25 prill.

fleta 1

Trupa do të përbëhet nga Gentjan Medja, Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Esmeralda Xhili dhe Asim Vokshi. Seanca do të mbahet sot, në orën 16:00.

Selia blu kërkon anulimin e fletës së votimit me numra dhe rikthimin e fletës ku shënohen emrat e kandidatëve. Ankimimi i demokratëve erdhi pas vendimit të Komisionit të Ankimimit dhe Ankesave (KAS), që pranoi kërkesën e PS-së për fletë me numra, duke rrëzuar propozimin e PD-së që kishte marrë më parë “OK”-in në KQZ.

Në një reagim pas vendimit Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, deklaroi se  “Rama sheh sondazhet e vërteta, sheh qytetarët që duan ndryshimin. Ai po përpiqet të manipulojë me çështjen e logos. Vendimi i sotëm është në shkelje të ligjit. Ata po mundohen të ngatërrojnë sot shqiptarët. Ne do ta apelojmë vendimin. Çështja e dytë i përket vendosjes së emrave. Rama është i turpëruar nga lista e kandidatëve dhe nuk do që qytetarët t’i shohin ata. Rama e di që ne nuk do të biem dakord për zgjedhje të padrejta. Shqiptarët janë të ngopur me manovrat e tij të ndyra”, u shpreh Kaso.

Sipas PD-së zgjedhësi duhet të gjejë në fletë emrin e kandidatit dhe subjektit të parapëlqyer, ndërsa PS pretendon se ky variant e ndërlikon dhe e vonon procesin.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *