Përplasjet te Akademia, flet Aurela Anastasi: Ndryshimet statutore jo me vendim qarkullues, të diskutohet për lirinë akademike

perplasjet te akademia flet aurela anastasi ndryshimet statutore jo me vendim qarkullues te diskutohet per lirine akademike
perplasjet te akademia flet aurela anastasi ndryshimet statutore jo me vendim qarkullues te diskutohet per lirine akademike

Ndërsa Akademia e Shkencave po kryen de facto shkrirjen e instituteve albanologjike, pas VKM-ve të vitit 2023, ndryshimet statutore po bëhen me mbledhje online të asamblesë, Neës24 dhe Balkanëeb kanë zbardhur hap pas japi pjesë të procesit.

Pas publikimit të asaj që parashikon statuti i ri i akademisë dhe mënyrës se si rregullohen vendimmarrjet, po zbardhen edhe diskutimet e anëtarëve të Asamblesë. Pas Beqir Metës që kundërshtoi mënyrën si po bëhet statuti i ri, “emergjencën dhe nevojën për diskutim”, edhe Aurela Anastasi ka dhënë argumente kundër.

Neës24 dhe Ballanëeb kanë mësuar se Anastasi, duke përshëndetur punën e bërë deri tani vëren se Statuti është padyshim dokumenti më i rëndësishëm që garanton jo vetëm statusin e Institucionit, por edhe të drejtat e punonjësve shkencorë.

“Për më tepër, nuk është fjala për ndryshime të vogla, por për një shtojcë voluminoze dhe një nga krerët e plotë të tij. Prandaj, mendoj se ai duhet riparë me shumë kujdes. Për sa më sipër, mendoj se miratimi i tij nuk mund të kryhet me vendim qarkullues, por mbi bazën e pyetjeve dhe diskutimeve. Për të qenë në standardet e lirisë akademike e shkencore sugjeroj fort që ai të diskutohet paraprakisht edhe nga punonjësit e këtyre njësive, përpara se të diskutohet në Asamble”, thekson ajo.

Anaatasi parashtron një sërë shqetësimesh, që nisin me bazën ligjore të ngritjes së instituteve dhe qendrave kërkimore, ku ajo thekson se projekti ka parashikime të cilat nuk burojnë as nga ligji i Akademisë së Shkencave dhe as nga Ligji për Arsimin e Lartë.

Më tej ajo shton se ka paqartësi me titujt shkencorë që janë parashikuar. Në lidhje me autonominë e institucionit shkencor, Anastasi mendon se Departamenti ka nevojë të fuqizohet si njësi bazë dhe të ketë parashikime më të hollësishme për kompetencat e tij.

Ndërsa merret me disa çështje mjaft të rëndësishme teknike, ajo vëren se statuti parashikon pjesëmarrjen e komisioneve të saj për zgjedhjen e drejtuesve, por a ka nevojë të vendosen kritere të tjera për mosndërhyrje në lirinë akademike?

Dispozitat kalimtare meritojnë gjithashtu një vëmendje të veçantë pohon ajo dhe duhet të rishikohen duke i dhënë peshë shqetësimit sa i takon zgjedhjeve të reja në fund të vitit 2024, pasi ky parashikim shkel parimin e mandatit të organeve ekzistuese. A ka një arsye objektive për këtë, pyet ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts