“Përse duhet debat për Rezolutën kur paska dakordësi?”, Vasili ironizon opozitën dhe qeverinë: A mos i shërben Ramës për të mbuluar tradhtinë tij ndaj Kosovës?

perse duhet debat per rezoluten kur paska dakordesi vasili ironizon opoziten dhe qeverine a mos i sherben rames per te mbuluar tradhtine tij ndaj kosoves
perse duhet debat per rezoluten kur paska dakordesi vasili ironizon opoziten dhe qeverine a mos i sherben rames per te mbuluar tradhtine tij ndaj kosoves

Nënkryetari i  Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar interpelancën që po mbahet në Kuvend për Rezolutën e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili ironizon opozitën dhe qeverinë, teksa shprehet se ‘pse u dashka një debat kur paska një dakordësi?’

Më tej ai ngre pyetjen nëse mocioni me debat i shërben kryeministrit Edi Rama për të mbuluar tradhtinë e tij ndaj Kosovës.

Postimi i plotë:

Po debati per Rezolten perse u dashka kur paska dakordesi?!
Kujt i duhet ky mocion me debat, kur dakordesia qenka arritur?
Perse duhet humbur kohe parlamentare kur dakordesia qenka fakt?
A mos i duhet ky debat Rames dhe rilindjes si kohe per te bere propagande te shpifur ne parlament me qellimin per te mbuluar tradhetine tij ndaj Kosoves?

A mos ky gjoja debat behet sot per ti dhene nje mundesi Rames, qe me ne fund te rikthehet ne Parlamentin, qe ka bojkotuar prej kohesh?

A mos i duhet ky kinse debat Rames per tu paraqitur si njeri, qe pranon konsensusin?
A nuk eshte realisht nje pseudodebat ky i sotmi, ne kushtet qe dakordesia qenka pune e kryer?
A nuk do te mjaftonte nga nje deklarate nga grupet parlamentare, qe qenkan dakordesuar dhe pastaj te kalohej direkt e ne votim?

‼️ JO DHE JO PSEUDO-DEBATEVE!
PARLAMENTIT I DUHET DEBAT I VERTETE !
PARLAMENTI DUHET TI KERKOJE LLOGARI QEVERISE PER GRABITJEN MONSTRUOZE TE TAKSAVE TE QYTETAREVE!
PARLAMENTI DUHET TE DEBATOJE PER KRIMINALIZIMIN E QEVERISJES!
PARLAMENTI DUHET TE DABATOJE ME ZERIN NE KUPE TE QIELLIT PER VOTEN E LIRE!
PARLAMENTI DUHET TE DEBATOJE HALLET E QYTETAREVE!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts