“Përse duhet të jemi kaq zemërgjere”/ Edmond Spaho reagon për protestat kundër bombardimeve izraelite: A do na vijnë mente ndonjëherë dhe të veprojmë sipas interesit kombëtar, apo…






Deputeti i zgjedhur i PD, Edmond Spaho ka reaguar në lidhje me protestat e zhvilluar në Tiranë që kundërshtojnë bombardimet izraelite ndaj popullit palestinez.

spaho-protesta

Me anë të një postimi në Facebook, Spaho shprehet se çdo jetë njerëzore është e çmuar, por thekson se nuk duhet te jemi kaq zemërgjere dhe te përkrahim një popull qe nuk na njohin dhe na quajnë serbe.

Spaho shkruan se Hamas është organizatë terroriste  dhe së bashku me organizata te tjera palestineze nuk kane asnjë alternative për zgjidhjen e konfliktit.

Ndërsa argumenton se Izraeli është e vetmja demokraci funksionale ne rajon. “Te gjitha shtetet arabe janë diktatura qe shtypin popujt e tyre duke ruajtur statukuone dhe konfliktin me Izraelin”, thotë Edmond Spaho.

Reagimi i plotë

Shume mire qe protestohet per ata qe vriten ne Palestine. Cdo jete njerezore eshte e cmuar. Po jetet e femijeve, grave dhe burrave izraelite a nuk jane njelloj te cmuara kur vriten nga raketat e Hamasit te cilat hidhen mbi zona te banuara nga civile?

Para se te ndermarrim veprime ne krah te njeres apo tjetres pale duhet te dime:

  1. Hamas eshte organizate terroriste. Synimi i drejtuesve te tyre eshte te mbajne pushtetin ne zonat e kontrolluara palestineze. Jane kriminele dhe te korruptuar. Ju intereson statukuoja pa zgjidhje per ceshtjen palestinese sepse keshtu ju zgjatet sundimi mbi popullin palestinez. Ata e filluan kete konflikt sepse kane humbur mbeshtetjen midis palestinezeve te thjeshte per shkak te korrupsionit dhe mungeses se alternativave per zgjidhjen e konfliktit me izraelitet.
  2. Izraeli eshte e vetmja demokraci funksionale ne rajon. Te gjitha shtetet arabe jane diktatura qe shtypin popujt e tyre duke ruajtur statukuone dhe konfliktin me Izraelin.
  3. Hamas dhe organizata te tjera palestineze nuk kane asnje alternative per zgjidhjen e konfliktit mbi 70 vjecar me Izraelin, pervecse zhdukjen e shtetit izraelit. Izraeli ka pranuar zgjidhjen me dy shtete dhe krijimin e shtetit palestines. Hamas dhe PLO duan ta zhdukin Izraelin. A nuk kane izraelitet te drejte te jetojne ne shtetin e tyre? Kush eshte ne kete rast fajtor per konfliktin qe zgjat pafundesisht?
  4. Palestina nuk e njeh Kosoven, e quan pjese te Serbise. Izraeli e ka njohur Kosoven dhe ka vendisur marredhenie diplomatike me te. Perse ne duhet te jemi kaq zemergjere dhe te perkrahim ata qe nuk na njohin dhe na quajne serbe?

A do na vijne mente ndonjehere dhe te veprojme sipas interesit  kombetar, apo gjithmone do shitemi sipas lekeve qe ofrohen?

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *