Përse i duhet Edi Ramës një “teatër politik” për presidentin? 5 arsye dhe një batutë e Paulin Sterkajt në grupin e PS









GAZETA SHQIPTARE/ Epike, ndërhyrja e deputetit socialist, Paulin Sterkaj, në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PS. “Ç’na ke mbledhë si nxënës shkolle me laps e letër përpara?! Na jepni emrin ta votojmë e të mbarojmë punë!”, tha me gjysmë-shaka ai.

rama-kuvend-1-770x433

Duhet një president, i cili “mjafton të jetë normal”. Kjo është teoria e hedhur në qarkullim së fundi, e zbuluar nga kryeministri dhe e përsëritur vazhdimisht nga shumë të tjerë.

Çfarë do të ishte një president “normal”? Një president nga rradhët e PS-së, nga shoqëria civile apo i propozuar nga opozita dhe i zgjedhur me konsensus në Kuvend?

Një president “normal” në krye të herës është një president mesatar. Një individ i cili nuk duhet t’i bëjë hije kryetarit të PS-së që drejton qeverinë dhe shtetin prej 9 vitesh.

“Mjafton një president normal” është një teori, e cila synon ta reduktojë pritshmërinë ndaj kreut të shtetit në një kandidat të tipit “një njeri që të rrijë urtë. Të shohë punën e tij e të mos sjellë andralla”.

Me gjasë, kreu i ri i shtetit do të jetë dikush me identikitin fiks siç e përcakton Rama. Një “njeri normal” dhe asgjë më tepër.

Reduktimi i kërkesave për pasardhësin e Ilir Metës e ngre stekën e kërkesës pak më lart se zero. Dukshëm, në këndvështrimin e PS-së dhe Edi Ramës, presidenti duhet të jetë një njeri “mesatar”.

Por, Edi Rama është njeri i “colpo di scena”, i “suspense” dhe i “show”-t.

Me gjithë këto fjalë të huaja, duket një fjali e ndërlikuar. Dhe ndoshta me kast, Edi Rama po e ndërlikon edhe vetë procesin.

Ai po realizon “konsultime” me grupin parlamentar të PS, me shoqërinë civile, me një pjesë të opozitës dhe me popullin nëpërmjet adresës së e-mailit [email protected].

Çfarë produkti do të ketë ky proces, ndërkohë që PS-ja i ka votat për ta zgjedhur vetë presidentin?

Me gjasë, kemi të bëjmë me një farsë.

Përfaqësuesit socialistë e kanë përsëritur vazhdimisht se ata mund ta zgjedhin kreun e shtetit me votat e tyre. Madje Taulant Balla u shpreh pak kohë më parë se ka ardhur koha për një president socialist. E në fakt, ka të paktën 20 vite, që PS-ja nuk ka një president të vetin. I fundit ishte Meidani, mandati i të cilit përfundoi më 2002.

Po pse i duhet Edi Ramës, ky teatër i madh politik me negociata dhe përpjekje për konsensus?

Ç’nevojë ka që deputetët e PS-së të propozojnë me “letra sekrete” e në mënyrë anonime 3 kandidatë, kur dihet se letrat e këtij “Këshillimi Partiak” do të përfundojnë në koshin e plehrave?

E para, i hidhet hi syve opinionit publik se PS do të zgjedhë një “president popullor”, por u detyrua të zgjedhë një “president socialist”, pasi opozita nuk dha konsensus.

E dyta, i hidhet hi syve komunitetit ndërkombëtar, që Edi Rama nuk është një drejtues autoritar, por përkundrazi, ai e dëgjon zërin e popullit, të opozitës, të shoqërisë civile, të deputetëve të PS-së e kështu me rradhë.

E treta, me këtë proces “justifikohet” emërimi i një marionete të Ramës në Presidencë me alibinë se ky, nuk ishtë vullneti i tij, por pasojë e dështimit të procesit për faj të të tjerëve.

E katërta, thellohet më shumë përçarja e opozitës, duke i hedhur kocka iluzive herë Alibeajt e herë Mediut se ata do të jenë “faktorë” në këtë proces. Ishte qesharake të dëgjojë Edi Ramën sot në parlament t’i drejtohej me respekt maksimal Fatmir Mediut, të cilin PS-ja e akuzon si një nga përgjegjësit e vdekjes së 26 vetave në Gërdec. Siç e përsërit prej vitesh Arian Çani, Edi Rama është një “aktor” i klasit të parë. Aktrim dhe respekt i rremë ishte ajo që tregoi sot duke iu referuar gjithë mirësjellje kryetarit të PR, si “ju, zoti Mediu”. Pra, Rama po bën diversion brenda opozitës dhe ky diversion po i funksionon.

E pesta, hiqet vëmendja përkohësisht nga shpallja “non-grata” e aleatit të tij Aqif Rakipi dhe nga afera e nxehtë e inceneratorëve.

VIJON…LEXO LAJMIN E PLOTE NE GAZETA SHQIPTARE (KLIKO KETU)

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.