“Përse po bie kambana?”- Avokat Ngjela analizon mesazhet e ambasadores amerikane për Sali Berishën: Yuri Kim i shkon në Tropojë dhe tallet me…









Avokati Spartak Ngjela ka analizuar daljet e fundit të ambasadores Yuri Kim, duke u shrehur se me mesazhet e fundit ajo ka qetësuar shqiptarët që presin reformimin e politikës duke goditur korrupsionin.

kim ngjela berisha

“Berisha kuptohet se është në degradim të sistemit të tij logjik sa arrin deri në abstraksion jashtë kohor, tek thotë se: “Kur unë të jem kryeministër, nuk do ta pranoj ambasadoren Yuri Kim në zyrën time””, shkruan Ngjela duke pyetur nëse ish-kryeministri do vijë në pushtet me grusht shteti.

“Ambasadorja Yuri Kim i shkon në Tropojë dhe tallet me Saliun e mjerë dhe të trembur njëherësh”, shton ai.

Komenti

Dalja e ambasadores Yuri Kim në këto ditët e fundit i ka qetësuar shqiptarët që presin reformimin e politikës shqiptare në Tiranë, duke goditur korrupsionin.

l.

Urrejtja e shqiptarëve ndaj të gjithë të korruptuarëve të lartë të shtetit shqiptar, është shumë e madhe. Por shume e madhe është edhe mirënjohja e shqiptarëve kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prandaj na duhet ta vëmë në dukje se:

Këto janë dy pikat që mbajnë në zhvillimin aktual historinë e sotme të Shqipërisë: urrejtja e shqiptarëve kundrejt të gjithë liderëve politikë të korruptuar në Tiranë; dhe, angazhimi i politikës amerikane për reformën antikorrupsion në Shqipëri.

Il.

Në këtë situatë Berisha, i korruptuari më i madh që vjen nga shteti shqiptar, ka humbur ekuilibrin nga forca e që po ushtron politika amerikane kundrejt tij; dhe prandaj, i trembur, ai po godet ambasadoren amerikane, sepse ajo është përçuese e politikës amerikane në Tiranë.

Por, logjika e Saliut është fëminore. Kundrejt ambasadores amerikane në Tiranë dhe kundrejt Shtetrve të Bashkuara, shohim se Berisha është në të njëjtin regjistër me të gjithë korrupsionin komunist gjatë Luftës së Ftohtë. Krejt e njëjta gjë: por e vjetër ama, dhe; brenda saj, ajo mbetet krejt fëminore si luftë.

Dhe Berisha kuptohet se është në degradim të sistemit të tij logjik sa arrin deri në abstraksion jashtë kohor, tek thotë se: “Kur unë të jem kryeministër, nuk do ta pranoj ambasadoren Yuri Kim në zyrën time”.

Por, pyetja që ngrihet këtu është kjo: pa votime dhe me një grusht shteti do të vijë Saliu në pushtet si kryeministër?

Ja kjo është logjika e së vërtetës. Zgjedhjet janë në vitin 2025. (!) Por, degradimi i sistemit logjik të Berishës, kuptohet se është rrjedhojë e frikës së tij.

Kurse ambasadorja Yuri Kim i shkon në Tropojë dhe tallet me Saliun e mjerë dhe të trembur njëherësh. Dhe, jo vetëm kaq, por; në Panairin e Librit në Tiranë, ajo del me romanin e Ernest Hemingueit në dorë; me romanin e tij të famshëm që titullohet: Për Kë Bie Kambana.

Shumë e bukur dhe shumë e gjetur, e tepër shpresëdhënëse për shqiptarët ishte kjo gjetje këtë ditë.

E pra: për kë po bie kambana? Dhe përgjigjja dihet.

Po Saliu, si e priti?

Me broçkulla fëminore, si gjithmonë gjatë këtyre ditëve, kur po i duket se po bisedon me shqiptarët.

Mirë, mirë, por, Kambana po bie kundër tij.

Kjo është koha.

Të presim dhe të shikojmë picirin që po u vjen të korruptuarëve të lartë në Shqipëri.

E pra: përse po bie kambana?

Këtë pyetje ka ngritur Uashingtoni sot në Tiranë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.