Përse qyteti Mariupol në Ukrainë është i rëndësishëm për Rusinë?

22:10 12/03/2022

Mariupoli është përballur gjatë ditëve të fundit me bombardime të rënda ruse, duke shkatërruar rrugë, ndërtesa dhe infrastrukturën kryesore të qytetit. Mijëra njerëz kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ruse.

Mariupol ndodhet në juglindje të Ukrainës në veri të Detit Azov.

Por përse Mariupol është kaq me rëndësi për Rusinë? Nëse kjo e fundit e merr atë, krijon korridor tokësor për në Krime, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Ky korridor do të linte të rrethuara ose të izoluara forcat ukrainase nga ana logjistike.

Mariupoli është gjithashtu një qytet i rëndësishëm industrial, ku prodhohet hekuri dhe çeliku.

Kryetari i Bashkisë së Mariupol thotë se mbi 1500 persona kanë humbur jetën në këtë qytet që nga fillimi i pushtimit rus.

Mariupol ka një popullsi prej 430 mijë banorë. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.