Përshkallëzohen demonstratat kundër masave anti-Covid në Holandë/ Trazira dhe kaos në rrugët e Amsterdamit, momenti kur qentë e policisë sulmojnë protestuesit (FOTO+VIDEO)

Holanda është përshirë nga protestat kundër koronavirusit të cilat orët e fundit janë përshkallëzuar.

Mijëra qytetarë të mbledhur në Amsterdam janë bërë bashkë, duke dalë kundër masave anti-Covid të vendosura nga qeveria holandeze.

Por protesta është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve. Në rrjetet sociale qarkullojnë video ku shihet edhe ndërhyrja e policisë duke u kthyer në një shesh beteje me qytetarët.

Tronditës është edhe fakti pasi në video shihet se policia ka përdorur qentë për të shpërndarë turmën, ku shihet se ata janë lëshuar dhe kanë kafshuar një protestues.

Kjo situatë tensionuese erdhi si pasojë e heqjes dorë nga autoritetet lokale mbi kontrollin e protestës duke lëshuar policinë mbi protestuesit.

0

3

Pavarësisht se ishte lëshuar edhe një urdhër për shpërndarjen e turmës, kjo nuk u pranua nga protestuesit ndaj të cilëve policia tentoi t’i shpërndajë me forcë.

69

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *