Përshkallëzohen protestat kundër vaksinimit në Britaninë e Madhe, protestuesit sulmojnë studiot e BBC në Londër (Video)

Anglia është përfshirë nga protesta masive kundër kufizimeve antiCovid dhe vaksinimit.

Pasditen e sotme protestat u përshkallzuan  pasi protestuesit kanë tentuar të mësyjnë në një studio në Qendrën Televizive BBC në Londrën perëndimore.

Mediat britanike bëjnë me dije se policia ruajti dyert ndërsa protestuesit u përpoqën të sulmonin ndërtesën ndërsa deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Videoja e shpërndarë në internet tregon një turmë që po proteston kundër pasaportave të vaksinave, duke u përpjekur të hyjnë në kompleks.

Protestat anti-Covid janë shtrirë tashmë prej muajsh në të gjithë Europën. Në Francë këtë të shtunë mbi 250 mijë protestues mbushën rrugët e Parisit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *