Përshkallëzohet situata në veri të Kosovës/ Serbët djegin qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok, hedhin granata dore edhe në Zveçan (Video)

Është përshkallëzuar situata në veri të Kosovës. Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok është djegur nga serbët të cilët nuk po e pranojnë reciprocitetin për targat.

Serbët kanë hedhur granata dore edhe në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, por që nuk kanë arritur ta djegin. Policia ka mbërritur në vendngjarje, teksa raportohet për tensionim të situatës.

Po ashtu serbët kanë paralajmëruar edhe djegien e Qendrës së Regjistrimit në Leposaviç.

Lidhur më këtë situatë kanë reaguar edhe të dyja palët. Ministri i Brendshëm i Kosovës i ka konsideruar veprime terroriste ndërsa ai i Serbisë ka fyer kryeministrin Kurti.

Ky i fundit në një reagim u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të ruajnë qetësinë pasi Sebia po provokon një konflikt ndërkombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *