Përshkroi tmerrin e luftës në Afganistan, shkrimtari i njohur Khaled Hossein flet për situatën: Makthi që afganët kishin frikë po shpaloset para syve tanë

Shkrimtari afgano-amerikan, Khaled Hosseini ka reaguar për situatën në vendin e tij pasi talebanët kanë marrë kontrollin e vendit dhe qytetarët duan të largohen.

Hosseini i cili në librat e tij ka përshkruar tmerret e luftës në Afganistan thotë se makthi që kishin afganët prej vitesh tashmë po shpaloset pas vendimit të amerikanëve për t’u tërhequr.

Ai gjithashtu kërkon që populli afgan të mos braktiset pasi ka 40 vjet që kërkon paqe.

STATUSI NGA KHALED HOSSEINI

Vendimi amerikan është marrë. Dhe makthi që afganët kishin frikë po shpaloset para syve tanë. Ne nuk mund të braktisim një popull që ka kërkuar dyzet vjet paqe. Gratë afgane nuk duhet të ligështohen përsëri pas dyerve të mbyllura dhe perdeve të tërhequra. #Lutuni për Afganistanin

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *