Persona të armatosur rrëmbejnë një gjyqtar në Nigeri

Persona të armatosur të panjohur rrëmbyen një gjykatës në shtetin veriperëndimor të Nigerisë, konfirmoi një zyrtar i policisë.

Personat e armatosur hynë në një Gjykatë të Sheriatit në fshatin Bauren Zakat, shteti Katsina të martën pasdite dhe rrëmbyen gjyqtarin Al-Haji Husaini Sama’ila, konfirmoi zyrtari i Marrëdhënieve me Publikun i Policisë, Gambo Isah.

“Të gjithë janë të vetëdijshëm që gjykatat janë aktualisht të mbyllura për shkak të grevës së punëtorëve gjyqësorë. Nëse ai kishte ndonjë arsye për të shkuar në atë gjykatë, pse nuk e informoi policinë”, pyeti ai, duke vënë në dukje se rrëmbimi është një dukuri e zakonshme në shtet.

Më 10 maj, persona të armatosur të panjohur rrëmbyen të paktën 10 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, nga një xhami në Kwata, shteti Katsina. Në dhjetor të vitit të kaluar, 80 studentë të seminarit islam u rrëmbyen derisa ktheheshin nga kremtimi vjetor i mevludit në shtet. Sidoqoftë, policia i shpëtoi të nesërmen.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *