
Peruja regjistroi 17,841 raste me COVID-19 midis 19 dhe 25 qershorit, një rritje prej 70 për qind krahasuar me periudhën e mëparshme javore, njoftoi të dielën agjencia e sigurimeve shoqërore të vendit Essalud.
Agjencia tha në raportin e saj se rritje të rasteve kanë ndodhur në të gjithë vendin. ëe Lima dhe Arequipa janë regjistruar përkatësisht 11,254 dhe 2,188 raste.
Vendi i Amerikës së Jugut ka regjistruar 3,634,918 raste dhe 213,545 vdekje nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, sipas raportit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë peruane.
Alegre Raul Fonseca, president ekzekutiv i Essalud, tha se njerëzit e moshës 30 e lart kanë qenë më të prekurit nga sëmundja.
Më shumë se 78 milionë doza vaksinash COVID-19 janë aplikuar në Peru, ku 27.65 milionë njerëz kanë marrë dy doza, 18.75 milionë tre doza dhe 2.64 milionë katër doza.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al