Përurohen 4 godina te “Qytet Studenti”, Veliaj: Kushte dinjitoze dhe cilësi europiane për studentët që vijnë në Tiranë

perurohen 4 godina te qytet studenti veliaj kushte dinjitoze dhe cilesi europiane per studentet qe vijne ne tirane
perurohen 4 godina te qytet studenti veliaj kushte dinjitoze dhe cilesi europiane per studentet qe vijne ne tirane

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në përurimin e godinave 20-21 dhe 22-23 në “Qytetin Studenti”, të cilat tashmë janë totalisht të rikonstruktuara, me kushte më të mira jetese dhe mësimi për 600 studentë. Veliaj tha se Bashkia e Tiranës ka krijuar të gjitha lehtësirat e nevojshme për çdo student që vjen në Tiranë, që nga subvencionimi i konvikteve e deri te abonetë e autobusit falas përmes Kartës së Studentit.

“Me Kartën e Studentit jo vetëm që abonenë janë falas, por edhe gjysma e pagesës së konviktit bëhet nga Bashkia e Tiranës. Kostoja për një muaj është 55 mijë lekë të vjetra, ose 1 mijë e 500 lekë dita. Me këtë çmim nuk gjen as një hostel, por ndërkohë duke filluar nga energjia, te pastrimi, te detergjentet e çdo gjë tjetër, paguhet nga bashkia. Kemi bërë vërtet dicka që ia vlen për studentët. Unë e di që ka kërkesë gjithmonë sepse kur je student asnjëherë nuk mjafton. Por, fakti që transporti me autobus është falas, kurse me 1.500 lekë të vjetra në ditë banon në një hapësirë dinjitoze dhe komunitet të sigurt, është vërtet revolucion”, tha Veliaj.

Ai tha se do vijojë puna edhe për rikonstruktimin e konvikteve të tjera, pasi studentët janë e ardhmja e vendit. “Në Universitetin Bujqësor e kemi mbaruar punën, po ashtu edhe te Fakulteti i Inxhinierisë dhe Fakulteti i Mjekësisë. Por, sigurisht, këtu kampusi është më i madh. Po ta shikosh me vëmendje, kemi punuar me të njëjtën cilësi si te ai pallati i privatit në anën tjetër të rrugës. Pra, nuk i kemi lënë asgjë mangët kësaj pune dhe me të vërtetë i uroj të studentëve shumë sukses. Mezi pres të vazhdojmë me disa projekte të tjera. Një prej tyre është shkolla “Kolegji i Europës”, që do ta ndërtojmë te ish parking i autobusëve. Së shpejti nxjerrim urdhërin për transferimin e terminalit nga parkingu i “Qytetit Studenti” te hyrja lindore e Tiranës në Lundër. Transferimi aty na mundëson lirimin e sheshit, ku pastaj fillojmë ndërtimin e Kolegjit të Europës. Për sa kohë edhe Kolegji i Europës, burokratët e ardhshëm të Bashkimit Europian, do të rrinë në konviktet tona, do të thotë se e kanë kaluar filtrin që është punuar me standard evropian, ku ne nuk jemi kursyer dhe besoj e kemi shpërblyer gjithë besimin e prindërve. Mund të ketë shumë njerëz që thonë: ‘O kryetar, studentët janë vetëm 10% e popullsisë’. Studentët mund të jenë 10% e popullsisë, por janë 100% e së ardhmes. E shohim si investim për çunat dhe gocat që, me shumë gjasë, do të rrinë në Tiranë dhe do të bëhen pjesë e qytetit tonë”, përfundoi Veliaj.

Drejtoresha e Rezidencës Studentore Universitare, Anila Shehu tha se godinat e reja kanë një kapacitet prej 600 studentësh, me kushte dinjitoze.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts